• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Riad do të mbahet takim i diplomatëve arabë dhe evropianë

Në Riad do të mbahet takim i diplomatëve arabë dhe evropianë

Riad, 26 prill 2024 (MIA) - Diplomatë të lartë arabë dhe evropianë gjatë kësaj fundjave do të marrin pjesë në mbledhjen e Forumit Ekonomik Botëror, që po mbahet në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad. Takimet do t'i kushtohen situatës në Rripin e Gazës.

Në takimin dyditor special në Forumin Botëror Ekonomik, që duhet të mbahet më 28 prill, do të marrin pjesë ministrat e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Jordanisë, Egjiptit dhe Turqisë. 

Në mbledhjen kushtuar Rripit të Gazës, që do të mbahet më 29 prill, është paraparë që të marrin pjesë kryeministri i sapoemëruar palestinez Mohamed Mustafa, kryeministri egjiptian Mustafa Madbuli dhe koordinatorja për ndihmë të Kombeve të Bashkuara për Gazën, Sigrid Kag. 

Nga ministrat evropianë në Riad udhëtojnë ministri francez i Punëve të Jashtme, Stefan Sezhurn dhe shefja e diplomacisë gjermane Analena Berbok. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR