• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në regjistrimin e parë, në vitin e parë, në gjimnazin e Dibrës janë regjistruar 65 nxënës

Në regjistrimin e parë, në vitin e parë, në gjimnazin e Dibrës janë regjistruar 65 nxënës

Dibër, 23 qershor 2023 (MIA) - Në të vetmen shkollë të mesme në komunën e Dibrës, gjimnazin "28 Nëntori", në regjistrimin e parë në vitin e parë janë regjistruar 65 nxënës, që është rreth 24 për qind e kuotës së planifikuar. 

"Janë regjistruar të 65 nxënësit e paraqitur. Prej tyre, 51 janë për paralelet në gjuhën shqipe, ndërsa 14 për mësimin në gjuhën maqedonase. Sipas Konkursit të MASH, 272 nxënës kanë mundësi të regjistrohen në tetë paralele, tri paralele, me 102 nxënës për mësim në gjuhën maqedonase dhe pesë paralele ose 170 nxënës për mësim në gjuhën shqipe, të gjitha drejtimet e gjimnazit , tha për MIA-n drejtori Ramadan Imeri.

Ai shtoi se regjistrimi onlajn është problem edhe për nxënësit e shkollave fillore të përfunduara, prandaj do të kërkojnë nga Ministria që regjistrimi të jetë klasik, si më parë.

"Nxënësit ankohen se kanë problem me regjistrimin onlajn. Edhe në regjistrimin e parë ne ndihmuam në atë drejtim. Kemi krijuar një komision që ndihmon nxënësit që vijnë në institucion të plotësojnë formularin. Presim që numri i të paraqiturve dhe të regjistruarve të jetë më i madh në regjistrimin e dytë që është javën e ardhshme", theksoi ai.

Sipas traditës, në afatin e dytë të regjistrimit do të ketë numër më të madh të nxënësve, sepse në të parën, një pjesë e nxënësve të shkollave fillore të përfunduara së pari aplikojnë për regjistrim në shkollat ​​e mesme profesionale në qytetet tjera të vendit, para së gjithash në Shkup. Tetovë, Gostivar, Strugë dhe Ohër. ls/

Foto: Gjimnazi Dibër

 

QËNDRONI TË LIDHUR