• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në rajonin kryengritës të Etiopisë në Ahmara janë regjistruar shumë vrasje dhe përdhunime

Në rajonin kryengritës të Etiopisë në Ahmara janë regjistruar shumë vrasje dhe përdhunime

Adis Abeba, 30 tetor 2023 (MIA) - "Komisioni Etopian për të Drejtat e Njeriut (EHRC) njoftoi sot se në rajonin veriperendimor të vendit në Ahmara, ku pati përplasje mes formaconeve paraushrarake dhe forcave shtetërore janë regjistruar shumë raste "të vrasjeve jashtëgjyëqsore" dhe dhunë seksuale, njoftoi Bi-Bi-Si.

Lufta në Ahmara filloi pas vendimit qeverisë që t'i shpërndajë formacionet paraushtarake që paraprakisht e ka mbështetur. 

  Në raportin e sotëm EHRC thekson që nga gushti, kur filloi konflikti në këtë rajon, "shumë civilë janë vrarë nga sulmet me fluturake pa pilot".

 Në fund të shtatorit ka pasur civilë të vrarë në të paktën tre qytete. 

Në tre zona të tjera, përfshirë edhe kryeqytetin rajonal Bahir Dar, forcat shtetërore akuzohen se po kryejnë "për vrasje jashtëgjyqësore" thuhet në raport.  

Komisioni thekson se në përleshjet në gusht janë përdhunuar 200 gra dhe vajza. si/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR