• e martë, 23 korrik 2024

Në rajonin e Shtipit të gjitha forcat janë drejtuar në shuarjen e zjarrit midis fshatrave Sellcë dhe Puhçe

Në rajonin e Shtipit të gjitha forcat janë drejtuar në shuarjen e zjarrit midis fshatrave Sellcë dhe Puhçe

Shtip, 22 korrik 2024 (MIA) - Është ende aktiv zjarri midis fshatit Puhçe dhe Sellcë të Shtipit, digjet sipërfaqe pyjore në këtë zonë, ndërkaq sot kryesisht në drejtim të fshatit Sellcë, informoi për MIA-n kryetari i komunës së Shtipit, Ivan Jordanov.

Ai potencoi se të gjitha forcat të cilat janë përfshirë në shuarjen e zjarreve ndodhen në këtë pikë në malin Serta duke luftuar me flakët e zjarrit. Vlerësimet se sa pyje ka të djegura në malin Serta do të bëhen në mënyrë shtesë.

Jordanovi theksoi se me mekanizim janë bërë perimetra të cilat duhet të parandalojnë kalimin e flakëve në anën tjetër, ndërsa sot në mëngjes ky lokacion është vepruar dhe nga ajri. Për momentin aty janë vetëm zjarrfikësit lokal. Situata është ende e rëndë në pikën prapa poligonit të Armatës. rq/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR