• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në rajonin e Sveti Nikollës, në tre fshatra, dje u dogjën rreth 40 shtëpi, shumica e të cilave janë të braktisura

Në rajonin e Sveti Nikollës, në tre fshatra, dje u dogjën rreth 40 shtëpi, shumica e të cilave janë të braktisura

 Sveti Nikollë, 30 korrik 2024 (MIA) - Rreth 40 shtëpi, pjesa më e madhe e të cilave janë të vjetra, por edhe të reja, të cilat janë vendbanime të banorëve në fshatrat Malinë, Nemanjicë dhe Orel dje vonë pasdite u bënë shkrumb nga flakët, të cilat u përhapën shpejt për shkak të erës, janë vlerësimet fillestare të dëmit sipas kryetarit të Komunës së Sveti Nikollës, Dejan Vlladev.

 Ai për MIA-n tha se mëngjesin e sotëm nuk ka rrezik që zjarri të hyjë në zonat e banuara, por po digjen sipërfaqe me kultura bujqësore.

 

Thekson se gjatë natës është ndërhyrë me shpejtësi nga të gjitha forcat dhe zjarri nga fshati Erxhelia është mbajtur në një distancë prej rreth një kilometër e gjysmë.

 Në rajonin e Sveti Nikollës sot në zjarret ndërhyhet si nga toka ashtu edhe nga ajri. qa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR