• e diel, 22 dhjetor 2024

Në rajonin e Dibrës vitin e kaluar kanë lindur njëqind foshnje, katërdhjetë më pak se viti paraprak

Në rajonin e Dibrës vitin e kaluar kanë lindur njëqind foshnje, katërdhjetë më pak se viti paraprak

Dibër, 5 janar 2024 (MIA) - Në zonën e komunës së Dibrës dhe Qendrës së Zhupës vazhdon rënia e natalitetit e cila vjen kryesisht si pasojë e migrimit masiv tek të rinjtë jashtë vendit, por edhe në qytetet e vendit.

Në fillim të vitit të kaluar në dy komuna kanë lindur njëqind foshnje, që është për katërdhjetë më pak krahasuar me vitin paraprak.

"Në vitin 2023 në repartin e spitalit tonë kanë lindur gjithsej 42 foshnje nga zona e Dibrës që është për 22 foshnje më pak krahasuar me vitin paraprak. Dhe foshnja e parë e lindur këtë vit ishte nga kjo zonë, respektivisht të prindërve nga fshati Breshtani, Komuna e Zhupës", deklaroi për MIA-n, Armend Arsllani, drejtor i Spitalit të përgjithshëm - Strugë.

Nëna Elma Zeqiri dhe foshnja kanë fituar dhuratë nga spitali, ndërsa nga komuna e Strugës 15.000 denarë.

Vitet e fundit është rritur numri i nënave të cilat kanë vendosur që të lindin në Spitalin e përgjithshëm në Ohër.

"Në repartin e spitalit tonë në vitin kalendarik i cili është pas nesh, kemi pasur 46 foshnje të porsalindura, të gjitha nënat janë nga Dibra dhe nga komuna e Qendrës Zhupë. Krahasuar me vitin paraprak bëhet fjalë për 6 foshnje më pak. Në ditët e kaluara të këtij muaji kemi një foshnje të prindërve nga ky rajon", deklaroi për MIA-n, Asen Shajn, drejtor i Spitalit të përgjithshëm në Ohër.

Në repartin gjinekologjik në Dibër, Spitali i përgjithshëm me aktivitet të zgjeruar i cili mbulon të dy komunat me kujdes shëndetësor, të qarat e foshnjave janë dëgjuar pesë herë gjatë vitit 2023 që është për 13 foshnja më pak krahasuar me vitin e kaluar. Në vitin e ri 2024 ende nuk është dëgjuar asnjë e qarë e foshnjave.

Një pjesë e lindjeve në Dibër, si në vitet e kaluara, kanë lindur në klinikat e Shkupit ku për herë të parë kanë parë dritën e ditës rreth dhjetë foshnja.

Sipas statistikës në vitin 2021 në këtë zonë kishte rreth 160 foshnje të porsalindura këtë vit rreth 130, ndërsa vitin e kaluar njëqind foshnje të porsalindura. rq/

Foto: Spitali i përgjithshëm Dibër - MIA dhe Komuna e Strugës

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR