Në Qeveri do të nënshkruhen marrëveshje për projekte në komuna
- Në Qeveri sot do të nënshkruhen marrëveshje për realizimin e projekteve me interes lokal, në pjesën më të madhe të komunave në shtet, me mbështetjen e Qeverisë.
Shkup, 19 dhjetor 2023 (MIA) - Në Qeveri sot do të nënshkruhen marrëveshje për realizimin e projekteve me interes lokal, në pjesën më të madhe të komunave në shtet, me mbështetjen e Qeverisë.
Marrëveshjet do të nënshkruhen nga përfaqësues të ministrive/institucioneve dhe komunave, ku fjalim do të mbajë kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Në ngjarje do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ministri i Financave, Fatmir Besimi, i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, dhe ministrja e Mjedisit Jetësir dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, si dhe Naumçe Mojsovski, drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport dhe kryetarë të komunave.