• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në protestat në Francë rreth 740.000 njerëz

Në protestat në Francë rreth 740.000 njerëz
Paris, 28 mars 2023 (MIA) - Në protestën e sotme të dhjetë kundër reformës pensionale mbarë Francën kanë marrë pjesë 740.000 njerëz, ndërsa vetëm në Paris 93.000, kumtoi policia. 
 
Sindikata CGT kumtoi se sot në Paris ka pasur 450.000 demonstrues, ndërsa më shumë se dy milionë në tërë Francën.

Kjo është më pak se protesta më 23 mars, kur sipas policisë në tërë vendin kanë protestuar 1,08 milionë njerëz, ndërsa sipas sindikatës madje 3,5 milionë. Vetëm atë ditë në Paris, sipas policisë, ka pasur 119.000 demonstrues, ndërsa sipas sindikatës 800.000.

Siç njoftojnë agjencitë e huaja, protestat po zhvillohen në atmosferë shumë të tensionuar, në kohë të stagnimit të dialogut mes pushtetit dhe sindikatave, ndërsa dhunë ka pasur edhe pasdite në Paris.

Policia kumtoi se ka arrestuar 22 persona dhe i ka shpërndarë demonstruesit, të cilët i kanë djegur mbeturinat e mbledhura për shkak të grevës disa javore të të punësuarve në pastrimin e qytetit. 

Sot protesta ka pasur në tërë Francën: në Bordo, Nant, Ren, Marsej, Tuluz, Brest, Strazbur dhe Nicë. bsh/

Foto: EPA


 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR