• e premte, 05 dhjetor 2025

Në prokuroritë në Koçan, Shtip dhe Shkup filluan dëgjimet e përfaqësuesve ligjor të viktimave nga zjarri në "Puls"

Në prokuroritë në Koçan, Shtip dhe Shkup filluan dëgjimet e përfaqësuesve ligjor të viktimave nga zjarri në

Shkup, 27 maj 2025 (MIA) - Dëgjimet e përfaqësuesve ligjor të të gjitha viktimave nga zjarri në diskotekën "Puls" filluan sot dhe po zhvillohen me dinamikën e paraparë, në prokuroritë në Koçan, Shtip dhe Shkup, kumtoi Prokuroria publike.

Dëgjimet, siç ceket në informatën e prokurorisë, po zhvillohen sipas orarit i cili ishte konstatuar drejtpërdrejtë me familjet e viktimave në bashkëpunim me organizatën "Support Kocani".

Më 24 maj prokuroria kumtoi se përfaqësuesit ligjor të të vdekurve përmes rrëfimeve të dhëna para prokurorit publik do të mund t'i realizojnë të drejtat e veta si të dëmtuar dhe të kyçen drejt ndjekjes penale.

GJithashtu, edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë do të mund të informohen për rrrjedhën dhe fazën në të cilën ndodhet procedura, por edhe të tregojnë njohuritë e veta për ngjarjen.

Gjatë dy ditëve të kaluara në bashkëpunim me vullnetarët nga "Support Kocani", prokuroria i kontaktoi të afërmit e viktimave në mënyrë që të konstatohet koha dhe vendi i saktë ku mund ta realizojnë këtë të drejtë të tyre.

Siç ishte paralajmëruar atëherë, dëgjimet do të bëhen në pajtim me orarin e caktuar prej sot e deri më 29.05 (e enjte) në hapësirat e prokurorisë pblike në marrëveshje me të dëmtuarit.

Dëgjimet e këtilla janë individuale dhe në to do të thirret nga një përfaqësues ligjor për secilën nga viktimat që të deklarohet lidhur me të drejtat si të dëmtuar. Ai në rrëfimin e vet do të mund të propozojë edhe persona të tjerë nga familja të cilët eventualisht kanë njohuri për ngjarjen.

Prokuroria publike, në pajtim me autorizimet ligjore, gjatë tërë procedurës kushton vëmendje dhe kujdes të veçantë për viktimat e kësaj ngjarje tragjike. Gjatë të gjitha veprimeve dhe vendimeve të ndërmarra prokurorët i kanë parasysh dhe i mbrojnë interesat e të dëmtuarve.

Njëherit, ende është aktive edhe rthirrja e prokurorisë drejt të gjithë të tjerëve të cilët kanë dëshmi personale për fatkeqësinë, informata dhe dëshmi lidhur me punën në klubin "Puls" - Koçan dhe ndërmarrjet e lidhura, si dhe njohuri lidhur me punën e institucioneve kompetente të veprojnë, t'i ndajnë me hetimin.

Ajo mund të bëhet me plotësimin e formularit për paraqitje i cili më pas duhet të dërgohet në mënyrë elektornike në adresën: istragakochani@jorm.mk

Në zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan në mëngjesin e 16 marsit jeëtn e humbën 62 persona, ndërsa rreth 200 u lënduan. ab/

Foto: Arkivi 

QËNDRONI TË LIDHUR