• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në prokurori kanë arritur rezultatet nga autopsia për Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovski

Në prokurori kanë arritur rezultatet nga autopsia për Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovski

Shkup, 22 dhjetor 2023 (MIA) - Prokuroria themelore publike informoi se në prokurori kanë arritur rezultatet e autopsisë për Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovski, të cilët janë gjetur të vdekur më 3 dhjetor në rrethinë të Shkupit dhe Veles.

Bëhet fjalë për rezultate që janë pjesë e hetimit, të cilin Prokuroria themelore publike Shkup e udhëheq kundër Lupço Palevskit - Palço, i dyshuari i parë për vrasjet e Gjorçevskas dhe Zhezhovskit, i cili gjendet në paraburgim në Turqi dhe pritet ekstradimi i tij, dhe pesë tjerë të dyshuar.

Hetimi për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski filloi në fillim të këtij muaji dhe në të, krahas Palevskit, i cili është i dyshuar për veprat penale "grabitje" dhe "vrasje në mënyrë brutale", si bashkëautorë ngarkohen edhe Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe Bore Videvski, të cilët janë në paraburgim në Shkup.

Në paraburgim janë edhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, i cili dyshohet se ka ndihmuar në grabitjen, me atë që, siç kumtuan autoritetet kompetente, ka ndarë informata me të dyshuarit tjerë për lëvizjen e vajzës së tij, dhe Stefan Dimkovski, shoferi, i cili e ka dërguar nga Serbia në Turqi të dyshuarin e parë, Palevski.

Nga prokuroria kumtuan se rezultatet nuk do t'i publikojnë për opinionin. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR