• e martë, 26 nëntor 2024

Në Prishtinë konferencë përfundimtare për projektin “Mbështetje nga BE-ja për KIF ZB6”

Në Prishtinë konferencë përfundimtare  për projektin “Mbështetje nga BE-ja për KIF ZB6”

Shkup, 6 qershor 2023 (MIA) - Sot në Prishtinë do të mbahet konferenca përfundimtare  për projektin "Mbështetje nga BE-ja për KIF ZB6", qëllimi i së cilës ishte rritja e bashkëpunimit ndërkufitar afarist në Ballkanin Perëndimor dhe mbështetja e zhvillimit. të sektorit privat duke promovuar mundësi për qasje në financa.

Projekti me vlerë mbi 2.8 milionë euro ka nisur më 19 dhjetor të vitit 2019 dhe do të zgjasë deri më 30 qershor të vitit 2023. 

 Qëllimi i konferencës përfundimtare është që të theksohen të arriturat e projektit në të cilin së bashku kanë marrë pjesë të gjitha odat ekonomike – anëtare të KIF-it. Rezultatet do t'i prezantojnë kryetarët e odave, anëtarët e Këshillit Drejtues të KIF-it dhe kompanitë.

 Konferenca parashikon dy panele. Në panelin e parë, me titull "Ndikimi pozitiv i "Mbështetjes së BE-së për Odën për Ballkanin Perëndimor 6 Forumi i Investimeve", do të flasin kryetarët e odave ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Kosovës, Branko Azeski, Marko Çadezh dhe Lulzim Rafuna, kryetarja e Bashkimit të Odave Ekonomike dhe Industrisë të Shqipërisë Ines Mucostepa, nënkryetari i Odës Ekonomike të Malit të Zi Nikolla Vujoviq, si dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i odës ekonomike së jashtme të BeH Mirko Boshkoviq.

 Paneli i dytë është i rezervuar për kompanitë që do përqëndrohen në përfitimet e projektit, ndërsa do të shfaqen edhe materiale video promovuese.

Konferenca do të përmbyllet me prezantimin e sekretares së përgjithshme të KIF-it, Tatjana Shterjova Dushkovska. 

 Forumi i Investimeve i Odave të Ballkanit Perëndimor (KIF ZB6) është asociacion i odave ekonomike nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, i cili vendosi një platformë për bashkëpunim në vitin 2017. Qëllimi është të sigurohet një zë i përbashkët për komunitetin e biznesit në rajon, të lehtësohen kontaktet afariste ndërmjet kompanive dhe të promovohet rajoni si një destinacion i vetëm investimi.

KIF ZB6 përfaqëson rreth 350 000 kompani, kryesisht ndërmarrje të vogla dhe të mesme, ndprsa isioni i tij është të hapë mundësi të reja për një rrjetëzim më të mirë të komuniteteve afariste përmes heqjes së  pengesave për bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe përmirësim të  klimës së biznesit dhe investimeve. KIF ZB6, siç qëndron në platformë, është një përgjigje e biznesit ndaj proceseve politike në rajon që zhvillohen në kuadër të procesit të Berlinit, si një nxitje shtesë për hyrjen e Ballkanit Perëndimor në BE. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 


 
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR