• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Në Prilep urdhra për bastisje dhe procedurë parahetimore për keqpërdorime të pozitës zyrtare për punën financiare të spitalit

Në Prilep urdhra për bastisje dhe procedurë parahetimore për keqpërdorime të pozitës zyrtare për punën financiare të spitalit

Prilep, 15 prill 2025 (MIA) – Prokuroria Themelore Publike Prilep vepron në procedurë parahetimore për shkak të dyshimeve për vepër penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit, ndërsa lidhur me punën financiare në spital, njoftojnë nga Prokuroria Publike e Maqedonisë. 

Sipas informacionit, janë siguruar urdhra për bastisje të tetë lokacioneve, ndërsa veprimet i ndërmerr Drejtoria e Policisë Financiare. Pas bastisjeve, procedura parahetimore do të vazhdojë me veprime të tjera për sigurimin e dëshmive. 

Përndryshe, para rreth dy muajve policia financiare filloi ta kontrollojë punën financiare në spital. Përndryshe, udhëheqësia e re e spitalit të përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar në Prilep, në konferencë për media në tetor të vitit të kaluar tha se spitali ka trashëguar borxhe prej 193 milionë denarë dhe llogari të bllokuar. Drejtori aktual Kire Jonoski atëherë tha edhe se policia punon në kontrollin e gjithë dokumentacionit. fc/

Foto: Burim i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR