• e diel, 22 dhjetor 2024

Në Poloni janë arrestuar 18 persona nën dyshimin se kanë planifikuar sulme kundër Rusisë dhe Bjellorusisë

Në Poloni janë arrestuar 18 persona nën dyshimin se kanë planifikuar sulme kundër Rusisë dhe Bjellorusisë

Varshavë, 3 qershor 2024 (MIA) - Autoritetet polake kanë arrestuar 18 persona të dyshuar për planifikim të aktiviteteve armiqësore dhe sabotazheve kundër Rusisë dhe Bjellorusisë, përfshirë edhe vrasjen e presidentit ukrainas Vollodimir Zelenski, kumtoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Tomash Siemoniak.

Autoritetet polake i kanë lidhur disa zjarrvënie të kohëve të fundit ose tentativa për zjarrvënie me agjentë të sponsorizuar nga Rusia. Në mesin e të arrestuarve muajt e fundit ka shtetas të Polonisë, Bjellorusisë dhe Ukrainës, theksohet në kumtesën e Agjencisë për siguri të brendshme.

Siemoniak tha se aktet e sabotimit ishin me sa duket pjesë e një plani më të gjerë që përfshinte sulme kibernetike, duke ushtruar presion ndaj migrantëve për të kaluar nga Bjellorusia në Poloni dhe duke rrezikuar sigurinë e saj pasi ajo mbështet Ukrainën në mbrojtjen kundër pushtimit rus.

Polaku u arrestua në prill nën akuzën se ishte i gatshëm të spiunonte për intelegjencën ushtarake ruse dhe të merrte pjesë në një komplot të dyshuar për vrasjen e Zelenski, kumtuan prokurorët polakë, Ai, gjoja, kërkoi kontakt me rusët e përfshirë drejtëpërdrejtë në luftën në Ukrainë dhe pritej të transmetonte informacione të detajuara për aeroportin strategjik Zheshov-Jasionka në Poloninë juglindore, pranë kufirit me Ukrainën. ls/ 

 

QËNDRONI TË LIDHUR