• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në poligonin Penush u shkatërruan mjete shpërthyese-mina me urdhër gjyqësor

Në poligonin Penush u shkatërruan mjete shpërthyese-mina me urdhër gjyqësor

Shkup, 2 qershor 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme - Departamenti për Zbulimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz, Njësia për Zbulim dhe Çmontim të Mjeteve Shpërthyese pranë Sektorit për Luftë kundër Terrorizmit, Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit, në koordinim me Departamentin për Operacione Policore Speciale, Departamentin për Hulumtime Teknike Kriminalistike dhe Ekspertiza dhe SPB Shtip ka kryer shkatërrimin e organizuar të suksesshëm të mjeteve shpërthyese mina në poligonin Penush.

Siç kumtoi MPB, bëhet fjalë për shkatërrimin e mjeteve shpërthyese-mina të cilat janë marrë gjatë bastisjeve të personave dhe objekteve, si dhe ato të gjetura gjatë gërmimit nga ana e personave fizik dhe juridik, në bazë të urdhërave të lëshuara gjyqësore për shkatërrim. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR