Në Paris u hapën Lojrat Paraolimpike
- Në kryeqytetin e Francës mbrëmë u mbajt ceremonia e hapjes së Lojërave Verore Paraolimpike për vitin 2024.
- Post By Qefsere Abduli
- 09:03, 29 gusht, 2024

Paris, 29 gusht 2024 (MIA) - Në kryeqytetin e Francës mbrëmë u mbajt ceremonia e hapjes së Lojërave Verore Paraolimpike për vitin 2024.
Si edhe hapja e Olimpiadës, ngjarja me pjesëmarrjen e më shumë se 4.000 sportistëve nuk mbahet në stadium. Këtë herë u mbajt në qendër të Parisit.
Shtatëmbëdhjetë lojëra paraolimpile do të mbahen në Paris nga 28 gushti deri më 8 shtator të vitit 2024. Sportistët me aftësi të kufizuara nga e gjithë bota do të garojnë në 22 sporte.
E vetmja sportiste e kualifikuar për lojrat nga Maqedonia e Veriut është Olivera Nakovska Bikova e cila do të marrë pjesë në gjuajtje me pistoletë ajrore. qa/
Foto: EPA