Në Paris takim Zelenski - Uitkof
- Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski sot në Paris u takua me të dërguarin e posaçëm të Shtëpisë së Bardhë, Stiv Uitkof, deklaroi zëdhënësi i presidentit ukrainas, Sergej Nikiforov.
- Post By Arta Bunjaku
- 18:04, 4 shtator, 2025
Paris, 4 shtator 2025 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski sot në Paris u takua me të dërguarin e posaçëm të Shtëpisë së Bardhë, Stiv Uitkof, deklaroi zëdhënësi i presidentit ukrainas, Sergej Nikiforov.
Shefi i kabinetit të Zelenskit, Andrij Jermak, pas takimit të presidentit ukrainas me Uitkofin, theksoi se garancat e sigurisë "duhet të jenë të fuqishme dhe efikase - në ajër, në det dhe në tokë, si dhe në hapësirën kibernetike".
Në Paris sot u mbajt takim i liderëve të vendeve anëtare të Koalicionit të të përgatiturve, ku u bisedua për garancat e sigurisë për Ukrainën pas përfundimit të luftës, si dhe të sigurohet mbështetja ushtarake fatagjate dhe përkushtimi i vazhdueshëm i SHBA-së.
Makron dhe Starmer insistojnë se secila fuqi evropiane për "garanca" në Ukrainë duhet ta ketë mbështetjen nga SHBA-ja.
Starmer pas tkaimit të Koalicionit të të përgatiturve theksoi "se grupi ka përkushtim të paluhatshëm ndaj Ukrainës, me mbështetje të presidentit Tramp, dhe se është e qartë se tani duhet të bëhet presion shtesë ndaj (presidentit rus Vlladimir) Putin në mënyrë që të sigurohet fundi i armiqësive".
Ndërkaq kryeministri i Çekisë, Petr Fiala theksoi se aleatët e ukrainës janë të mendimit se duhet të vazhdohet ndihma për Ukrainën dhe se nevojiten garanca të sigurisë për paqe të qëndrueshme.
"Duhet të vazhdojmë me presionin ndaj Rusisë në mënrë që të krijojmë kushte për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme", theksoi Fiala. ab/
Fotо: ЕPА