• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Në Paris filluan negociatat për ndërprerje të zjarrit në Gazë

Në Paris filluan negociatat për ndërprerje të zjarrit në Gazë

Paris, 23 shkurt 2024 (MIA) - Negociatat për ndërprerje të zjarrit në Rripin e Gazës filluan sot në Paris me takime të ndara mes shefit të shërbimit izraelit zbulues Mosad, David Barnea dhe përfaqësues të Katarit, SHBA-së dhe Egjiptit, deklaroi një burim anonim për agjencitë botërore.

Burimi theksoi se negociuesit janë optimistë se ky do të jetë fillimi i negociatave erioze për ndërprerje të zjarrit në Rripin e Gazës.

Përfaqësues të Hamasit deklaruan se grupi militant i ka përfunduar negociatat në Kajro dhe tani i pret rezultatet nga bisedimet më Paris.

Dy burime egjiptiane të sigurisë konfirmuan se shefi i zbulimit të vendit, Abaz Kamel ka shkuar në Paris për bisedime me autoritetet izraelite. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR