• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Indonezi jetën e kanë humbur 62 persona

Në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Indonezi jetën e kanë humbur 62 persona

Xhakarta, 15 maj 2024 (MIA) - Numri i personave të cilët kanë humbur jetën në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në provincën Sumatrën Perëndimore të Indonezisë sot është rritur në 62, kumtuan përfaqësuesit zyrtarë.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë zona pranë lumenjve për 25 persona të cilët rezultojnë ende si të zhdukur.

"Reshjet e shiut filluan të shtunën, duke krijuar përrenj, rrëshqitje të dheut dhe rrjedha të llavës së ftohtë, e cila është përzierje e hirit vullkanik, shkëmbinjve dhe baltës së lëngshme", deklaroi shefi i ekipit të shpëtimit në Sumatrën Perëndimore, Abdual Malik.

"Shirat e dendura kanë larguar materiale si hiri dhe gurë të mëdhenj nga vullkani Marapi. Rrjedhat e llavës së ftohtë dhe përrenjtë kanë qenë një kërcënim për ne së fundmi. Por problemi është se kjo ndodh gjithmonë natën vonë, para agimit", tha Malik.

Ai theksoi se në terren janë rreth 400 shpëtimtarë, policë dhe ushtarë të cilët me ndihmën e disa ekskavatorëve dhe dronëve janë në kërkim të personave të zhdukur dhe operacioni i shpëtimit vështirësohet nga rrugët e dëmtuara. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR