• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në përgatitje ligji për rritje lineare të pensioneve

Në përgatitje ligji për rritje lineare të pensioneve

 Shkup, 26 shtator 2024 (MIA)  - Ligji për rritje lineare të pensioneve është në përgatitje, që pensionistët të marrin rritjen prej 5.000 denarë, përkatësisht nga  2.500 denarë në shtator të këtij viti dhe në mars të vitit të ardhshëm, theksoi sot kryeministri Hristijan Mickoski.

"Me ribalancin janë paraparë këto mjete për këtë vit, por  gjithashtu në buxhet do të parashihen edhe për vitin e ardhshëm. Do të shohim varësisht se në çfarë gjendje do të jetë buxheti ynë, do të shohim se çfarë vendimesh do të marrim për harmonizimin  e ardhshëm në shtator, nëse do të kemi sërish rritje procentuale apo do të kemi sërish rritje lineare,atë që praktikisht e kërkojnë pensionistët",  thotë Mickoski, i cili mori pjesë në manifestimin me rastin e përvjetorit të lindjes së Nënë Terezës. 

 Ai shtoi se në fushatën zgjedhore, si parti kanë premtuar se në vitin e parë do të realizohet rritja lineare e pensioneve për 5.000 denarë dhe siç tha "për nëntë muaj nga formimi i Qeverisë së re ai premtim do të përmbushet plotësisht".

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR