• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në orën 15 skadon afati për dorëzim të ofertave për tenderin për furnizuesin e ri universal

Në orën 15 skadon afati për dorëzim të ofertave për tenderin për furnizuesin e ri universal

Shkup, 12 janar 2024 (MIA) - Në orën 15 sot skadon afati deri kur duhet të dorëzohen ofertat për tenderin për zgjedhje të furnizuesit të ri universal me energji elektrike, informojnë për MIA-n nga Ministria e Ekonomisë. 

Komisioni për evaluim pastaj duhet t'i hapë ofertat, të shohë nëse i përmbushin kushtet dhe të vendosë çka më tutje. 

Furnizuesit universal "EVN Houm" më 30 qershor 2024 i skadon marrëveshja pesëvjeçare për furnizim me energji elektrike të konsumatorëve në tregun e rregulluar. Për shkak të kësaj, Qeveria më 11 dhjetor të vitit 2023 publikoi thirrje publike për zgjedhje të furnizuesit të ri universal i cili do të duhet që në pesë vitet e ardhshme, duke filluar nga 1 korriku i vitit 2024, t'i furnizojë me rrymë konsumatorët në tregun e rregulluar. Është paraparë që zgjedhja të bëhet përmes ankandit elektronik në të cilin kusht është që të ofrohet marzhë fitimi më e ulët se 11,5 për qind, aq sa është marzha e furnizuesit të deritanishëm universal "EVN Houm". fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR