• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Ohër fillon Olimpiada e 31-të Ballkanike për Informatikë

Në Ohër fillon Olimpiada e 31-të Ballkanike për Informatikë

Shkup, 20 shtator 2024 (MIA) – Në Ohër prej sot e deri më 26 shtator do të mbahet Olimpiada e 31-të Ballkanike e Informatikës (OBI) të cilën e organizon Shoqata e Informatikës së Maqedonisë. 

Olimpiada e Ballkanit është garë në programim të nxënësve të shkollave të mesme nga rajoni i Evropës juglindore. Këtë vit, në OBI 2024 do të ketë pjesëmarrës nga 15 vende – Maqedonia e Veriut, Serbia, Shqipëria, Greqia, Bullgaria, Sllovenia, Moldavia, Rumania, Bosnja e Hercegovina, Qiproja, Turqia, Mali i Zi, Italia, Ukraina dhe Arabia Saudite. 

Sipas prof. Dr. Mile Jovanov, kryetar i SHIM, OBI 2024 është garë mes gjeneratave të reja, por njëkohësisht edhe platformë në kuadër të të cilës mendjet e reja shoqërohen, njoftohen me kultura të ndryshme, shoqërohen, rrjetëzohen dhe shkëmbejnë përvoja nga sfera e informatikës dhe inovacioneve. 

Mbështetës dhe mik i OBI është “Sorsiks” (Sorsix), një nga kompanitë më të mëdha të TI-së në vend, e cila ndau vauçerë për praktikë të paguar për tetë pjesëmarrësit maqedonas. fc/

Fotografia: SHIM

QËNDRONI TË LIDHUR