• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Odesa ndërpritet furnizimi me energji elektrike pas sulmit të fundit ajror rus

Në Odesa ndërpritet furnizimi me energji elektrike pas sulmit të fundit ajror rus

Odesa, 25 mars 2024 (MIA) - Në portin ukrainas Odesa është ndërprerë furnizimi me energji elektrike pasi një sulm ajror rus dëmtoi një termocentral të tensionit të lartë për energji elektrike, kumtoi sot furnizuesi më i madh ukrainas me energji DTEK.

"Situata ende është e vështirë. Për të reduktuar ngarkesën në rrjet, sot në qytet nuk do të punojë transporti elektrik, ndërsa është kufizuar edhe konsumi industrial, është publikuar në kanalin e Telegramit të DTEK, transmeton Ukrinform.

DTEK shton se po bën gjithçka që sa më shpejtë të kthehet furnizimi me energji elektrike të amvisërive dhe u bën thirrje banorëve që në mënyrë ekonomike të harxhojnë energji.

Është kumtuar se deri në mëngjes është kthyer energjia në dy qarqe të qytetit.

Forcat ruse mbrëmë e sulmuan Odesën me disa grupe të droneve sulmuese nga Deti i Zi, duke synuar infrastrukturën energjetike. Mbetjet e një droni shkaktuan zjarr në elektranë, e cila menjëherë u shua, kumtuan autoritetet e qytetit.

Në Nikollaev 11 persona u lënduan nga rënia e pjesëve të një droni rus të rrëzuar Shahed, kumtoi drejtoria rajonale në Fejsbuk. Siç citohet, disa pjesë të dronit të rrëzuar kanë shkaktuar zjarr në një ndërtesë banesore dhe dy automobila, ndërsa janë dëmtuar edhe shtëpitë private në afërsi. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR