• e mërkurë, 02 tetor 2024

Në një zjarr në një hostel në Kazakistan e kanë humbur jetën 13 persona

Në një zjarr në një hostel në Kazakistan e kanë humbur jetën 13 persona

Astana, 30 nëntor 2023 (MIA) - Trembëdhjetë persona kanë humbur jetën mbrëmë nga zjarri në një hostel në qytetin më të madh të Kazakistanit, Almati, kumtoi Departamenti i Emergjencave të qytetit.

Zjarri ka rënë në një ndërtesës trekatëshe në të cilën në katin përdhes dhe në bodrum qëndronin 72 mysafirë.

Viktimat vdiqën nga helmimi me monoksid karboni, ndërsa 59 personat e tjerë arritën të largoheshin nga ndërtesa.

Sipas kryetarit të Almati, tre persona janë shtruar në spital.

Shkaku i zjarrit aktualisht është i paqartë. ls/

Foto: Piksabej

 

QËNDRONI TË LIDHUR