• e diel, 22 dhjetor 2024

Në një sulm të Rusisë me raketa shembet TV kulla në qytetin ukrainas Harkov

Në një sulm të Rusisë me raketa shembet TV kulla në qytetin ukrainas Harkov

Harkov, 23 prill 2024 (MIA) - Një kullë televizive, e lartë 240 metra, në qytetin ukrainas Harkov dje u thye në gjysmë dhe u shemb pas sulmit rus me raketa ndaj infrastrukturës televizive, kumtuan autoritetet lokale.

Në ndërprerje është emetimi i TV sinjalit në qytetin e dytë ukrainas sipas madhësisë, që në javët e fundit ishte cak i serisë së sulmeve ruse me raketa dhe dronë.

"Për momentin ka ndërprerje në sinjalin televiziv digjital", deklaroi guvernatori rajonal Oleh Sinijehubov. Ai shtoi se nuk ka viktima sepse punëtorët ishin në strehimore.

Në video pamjen nga vendi i ngjarjes shihet se si shtylla kryesore e kullës thyhet dhe bie derisa një tym i zi ngritet në qiell.

Nga video pamjet nuk është e qartë se çka e ka qëlluar kullën, por autoritetet në Harkov thanë se Rusia me siguri në sulm ka përdorur raketë lundrimi "Kh-59".

Rusia për herë të parë sulmoi një kullë televizive në Harkov në fillim të marsit të vitit 2022, menjëherë pas fillimit të pushtimit ndaj Ukrainës. Sinjali, edhe atëherë, ishte në ndërprerje. sa/

foto: Skrinshot Instagram

QËNDRONI TË LIDHUR