Në një shpërthimin e bombës në Pakistan të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe dhjetëra janë plagosur
- Të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe dhjetëra janë plagosur sot në shpërthimin e një bombe në Pakistan, bënë të ditur autoritetet.

Islamabad, 29 shtator 2023 (MIA) - Të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe dhjetëra janë plagosur sot në shpërthimin e një bombe në Pakistan, bënë të ditur autoritetet.
Bombardimi ndodhi në Mastung, në provincën Beluçistan, në një tubim për festimin e ditëlindjes së profetit Muhamed, deklaroi një përfaqësues qeveritar.
Sipas tij, të lënduarit janë transferuar në spitalet e afërta, ndërsa d një pjesë e tyre në gjendje kritike.
Myslimanët në Pakistan dhe në mbarë botën festojnë ditëlindjen e profetit me mbajtjen e tubimeve publike.
Foto: Arkivi i MIA-s