• e hënë, 02 shtator 2024

Në një fushë golfi në Australi janë paraqitur gjashtë peshkaqenë

Në një fushë golfi në Australi janë paraqitur gjashtë peshkaqenë

Kanberrë, 30 tetor m2023 (MIA) - Në një fushë në Australi në mënyrë misterioze janë paraqitur gjashtë peshkaqenë. Edhe atë, 10 vite pas rihapjes së golf-klubit "Karbruk", pasi që 17 vite ka qenë i mbyllur, mes tjerash, edhe për shkak të këtyre "mysafirëve", publikoi CNN.

Liqeni me ujë të ëmbël afër fushës së golfit, rreth 14 kilometra nga Oqeani Paqësor është shembull se i ashtuquajturi peshkaqen dem mund të jetojë gjithkund. Edhe pse vijnë nga ujërat tropikale të ngrohta dhe të kripura, këto peshkaqenë kanë organe të përshtatura ta mbajnë kripën e nevojshme, që u mundëson të hyjnë edhe në mjediset me ujëra të ëmbla, që është treguar vdekjeprurëse për llojet e tjera të peshkaqenëve

"Tregohet se peshkaqenët janë agresiv kur kanë kontakt me njerëzit. Por, kur t'i përjetoni në afërsi do të kuptoni sa janë të bukur dhe të këndshëm, atëherë thjesht vetëm mbeteni të habitur", deklaroi drejtuesi i klubit, Skot Vagstaf. mb/

Foto. Uikipedia

QËNDRONI TË LIDHUR