Në një aksion të madh të Shërbimit bregdetar të Greqisë janë shpëtuar rreth 520 emigrantë në afërsi të ishullit Gavdos
- – Në pjesën detare 17 milje detare në jug të ishullit të vogël grek Gavdos ka përfunduar aksioni shumëorësh i Shërbimit Bregdetar të Greqisë për shpëtim të rreth 520 emigrantëve, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Fitore Curri
- 09:39, 9 korrik, 2025
Athinë, 9 korrik 2025 (MIA) – Në pjesën detare 17 milje detare në jug të ishullit të vogël grek Gavdos ka përfunduar aksioni shumëorësh i Shërbimit Bregdetar të Greqisë për shpëtim të rreth 520 emigrantëve, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Nga Shërbimi Bregdetar i Greqisë informuan se personat të cilët transferoheshin në një anije peshkimi ishin shpëtuar nga dy anije, në mesin e të cilëve edhe një e mallrave e cila nën flamurin e Bahamas ka lundruar në afërsi, ndërsa në aksion morën pjesë edhe dy aeroplanë të Fronteksit dhe katër anije të cilat ishin në afërsi.
Emigrantët do të dërgohen në Kretë, ku gjatë ditëve të kaluara ishin transportuar qindra emigrantë, të cilët nga bregu libian u nisën drejt Greqisë, ndërsa sipas mediave lokale nga ishulli nuk ekzistojnë mjaftueshëm hapësira për kujdes të një numri më të madh të personave.
Vlerësimet janë se nga fundjava në afërsi të Kretës dhe Gavdosit në jug të Greqisë ishin shpëtuar rreth 2.000 emigrantë. fc/