• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në një aksion policor në gjashtë vende evropiane janë arrestuar 17 anëtarë të organizatës shqiptare të drogës

Në një aksion policor në gjashtë vende evropiane janë arrestuar 17 anëtarë të organizatës shqiptare të drogës

Tiranë, 6 qershor 2024 (MIA) - Në një aksion të koordinuar të policisë të zbatuar në Belgjikë, Francë, Holandë, Gjermani, Itali dhe Austri, kundër një organizate shqiptare kriminale janë arrestuar 17 anëtarë të saj.

Nga numri i përgjithshëm, një u arrestua në Ravena dhe dy në Toskanë të Italisë, 11 u arrestuan në Belgjikë, ndërsa 3 u arrestuan në vende të tjera evropiane ku kontrollet janë shtrirë me qëllim ekstradimin në Belgjikë.

Sipas hetimeve, anëtarët e organizatës kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin dhe të gjithë vijnë nga Vlora.

"Bëhet fjalë për një lloj mafie shqiptare, që merret me gjithçka që lidhet me kokainën, nga importi tek prerja, tek riciklimi dhe më në fund tek trafiku i armëve. Ndër veprimet që i atribuohen organizatës, ka edhe episode të dhunshme të lidhura me kriminelë të përshkruar nga prokurorët belgë si veçanërisht të rrezikshëm dhe të vendosur", njoftoi Ora njuz.

Kërkimet në kuadër të operacionit kanë çuar në kapjen e 100 kilogramë drogë të llojit kokainë dhe amfetaminë, armë zjarri, kimikate, jelek antiplumb dhe 265 mijë euro.

"Grupi i trafikantëve të hetuar nga Policia e Antëerp në Belgjikë ishin të specializuar në shpërndarjen e sasive të mëdha të drogës që më pas transportoheshin në vende të ndryshme me mjete të pajisura me hapësira të fshehta".

Hetimi nga policia gjyqësore ka të bëjë me një organizatë që mësohet se ishte aktive në importin e kokainës nga Amerika e Jugut dhe pastrimin e parave nga trafiku i kokainës, njoftoi televizioni.

Sipas burimit të njëjtë emrat e të dyshuarve nuk janë aspak të panjohur për organet ligjzbatuese. Në vitin 2014, krerët e bandës ishin dënuar tashmë me burgim nga 10 deri në 12 vjet, ndërsa të tjerët me role të vogla kishin marrë dënime nga 3 deri në 7 vjet. Por edhe kështu ata nuk u dekurajuan dhe përkundrazi vazhduan rrugën e tyre kriminale. fc/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR