• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në një aksident rrugor në Indi humbën jetën 13 muzikantë

Në një aksident rrugor në Indi humbën jetën 13 muzikantë

Nju Delhi, 15 prill 2023 (MIA) – Trembëdhjetë muzikantë humbën jetën pasi autobusi me të cilin po udhëtonin doli nga rruga në pjesën perëndimore të Indisë.

 Muzikantët po ktheheshin nga qyteti Puna, ku kishin performuar. Në këtë aksident  janë  lënduar 29 persona.

 Kryeministri i Indisë Narendra Modi shprehu ngushëllimet dhe paralajmëroi ndihmë financiare për familjet e viktimave.

 Në Indi, aksidentet rrugore janë të zakonshme për shkak të drejtimit të pakujdesshëm, rrugëve të mirëmbajtura keq dhe automjeteve të vjetra. Më shumë se 110.000 njerëz vdesin në aksidente rrugore çdo vit në të gjithë Indinë. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR