• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Nigeri janë vrarë 23 ushtarë në pritë

Në Nigeri janë vrarë 23 ushtarë në pritë

Nijamej, 22 mars 2024 (MIA) - Gjithsej 23 ushtarë nigerianë janë vrarë në pritë të ngitur nga "terroristët" gjatë një operacioni të ushtrisë në Nigerinë perëndimore", kumtoi sot Ministria e Mbrojtjes.

Sulmi ka ndodhur në rajonin e Tilaberisë e cila ndodhet në kufirin tre-kufitar midis Nigerit, Malit dhe Burkina Fasos dhe është i njohur si një bastion i xhihadistëve.

Një njësit i armatës ishte zënë në pritë gjatë kohës së një operacioni në zonë, pas së cilës kanë mbetur të vrarë 23 ushtarë, ndërsa rreth 30 terroristë janë neutralizuar", kumtoi Ministria.

Rajoni i Tilaberisë është strehë për xhihadistët e shtetit islamik dhe Al Kaedas.

Për vite me radhë, ajo pjesë e Nigerit ka qenë objektiv i sulmeve nga këto grupe të armatosura, pavarësisht dislokimit të forcave anti xhihadiste. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR