Në ngjarjen në Dellçevë nuk mori pjesë kryetari i Komunës, Mickoski shpreson se ishte moment dobësie për LSDM-në
- Kryeministri Hristijan Mickoski sot nga Dellçeva, ku mori pjesë në inspektimin e aktiviteteve ndërtimore për rikonstruimin e rrugëve në lagjen Dellçevë e Re, shprehu keqardhje që në ngjarje nuk ishte i pranishëm kryetari i komunës së Dellçevës, i cili është nga radhët e LSDM-së.
- Post By Fami Bajrami
- 15:04, 20 maj, 2025
Shkup, 20 maj 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot nga Dellçeva, ku mori pjesë në inspektimin e aktiviteteve ndërtimore për rikonstruimin e rrugëve në lagjen Dellçevë e Re, shprehu keqardhje që në ngjarje nuk ishte i pranishëm kryetari i komunës së Dellçevës, i cili është nga radhët e LSDM-së.
"Shumë është e rëndësishme të ndërtohet Maqedonia kudo, pa dallim nëse kryetari i komunës është nga radhët e qeverisë apo nga radhët e opozitës. Unë me të vërtetë ndjej keqardhje që sot kryetari i Komunës së Dellçevës nuk është me ne për të treguar se bëhet diçka e mirë, pavarësisht që jemi nga opsione të ndryshme politike, duhet të jemi bashkë në një ngjarje kaq të bukur, sepse në fund të fundit këto janë projekte për qytetarët", deklaroi Mickoski.
Ai shfaqi shpresë se ky ishte një moment dobësie për LSDM-në dhe se në ngjarjen, ku do të promovohen projekte për qytetarët, do të jenë të pranishëm dhe kryetari i komunës së opozitës.
"Shpresoj që ky është vetëm një moment dobësie i LSDM-së dhe që në komunat e tjera ku ka kryetarë nga radhët e LSDM-së ose të opozitës, do të kemi kryetarë të komunave, të cilët tani janë në opozitë", tha Mickoski. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s