• e diel, 22 dhjetor 2024

Në Negotinë dalja deri ora 17 ka qenë 55,22 për qind, ndërsa në Demir Kapi 55,85 për qind

Në Negotinë dalja deri ora 17 ka qenë 55,22 për qind, ndërsa në Demir Kapi 55,85 për qind

Negotinë, 24 prill 2024 (MIA) - Dalja e votuesve në zgjedhjet e sotme presidenciale nga ora 17 në komunën e Negotinës, është 55,22 për qind, ndërsa në komunën Demir Kapi 55,85 për qind.

Sipas informatave të marra nga kryetarja e Komisionit komunal të zgjedhjeve (KKZ) Negotinë, Elizabeta Kamçeva, deri në ora 17 kanë votuar 8.717 persona me të drejtë vote.

Në listën e vetme zgjedhore, për këtë komunë janë regjistruar gjithsej 15.840 persona me të drejtë vote.

Sipas informatave të kryetarit të KKZ Demir Kapi, Bllagoj Jovanovski, në Demir Kapi deri ora 17 kanë votuar 55,85 për qind të votuesve, respektivisht 1.790 persona me të drejtë vote.

Në listën zgjedhore për komunën e Demir Kapisë ka gjithsej 3.216 votues. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR