• e mërkurë, 03 korrik 2024

Në nderprerje komunikacioni në drejtimin rrugor rajonal Dellçevë – Kamenicë e Maqedonisë

Në nderprerje komunikacioni në drejtimin rrugor rajonal Dellçevë – Kamenicë e Maqedonisë

Dellçevë, 9 qershor 2023 (MIA) - Në ndërprerje është komunikacioni në drejtimin rrugor rajonal Dellçevë - Kamenicë e Maqedonisë. Shkak për ndërprerjen, siç informojnë nga policia e Dellçevës, është një çarje në zonën e lumit Cërkvenska, për shkak të së cilës automjetet që udhëtonin për në Kamenicë të Maqedonisë janë devijuar në fshatrat Poleto dhe Kiselicë.

“Për automjetet e rënda, qarkullimi në këtë drejtim rrugor që është pjesë e autostradës A3 është plotësisht i ndaluar, gjegjësisht për të gjithë ata që lëvizin drejt qyteteve më të mëdha, është ridrejtuar përmes rrugës rajonale Berovë – Vinicë”, njofton Policia e Dellçevës.

Ekipet policore ndodhen në hyrje të Dellçevës dhe në rrugën që çon në fshatin Kiselicë, ku drejtuesit e automjeteve po njoftohen për gjendjen e re.

Pas stuhisë së djeshme në Dellçevë, sot nuk ka pasur reshje shiu gjatë gjithë ditës, të cilat sërish në orët e mbrëmjes kanë filluar të bien duke shkaktuar probleme për një numër të madh të qytetarëve në zonat e ulëta. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR