• e premte, 11 tetor 2024

Në muajin maj janë dhënë më pak leje për ndërtim

Në muajin maj janë dhënë më pak leje për ndërtim

Shkup, 12 korrik 2024 (MIA) - Gjatë muajit maj të vitit 2024 janë dhënë 260 leje ndërtimi, që është për 18.0 % më pak se në muajin e njejtë të vitit paraprak, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 5 869 263 mijë denarë, që është për 10.5 % më shumë krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak.

Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim 133 (51.1 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 54 (20.8 %) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 73 (28.1 %) objektet për rikonstruim.

Nga gjithsej 260 objekte, te 141 (54.2 %) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 119 (45.8 %) objekte si investitorë janë subjektet afariste.

Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 424 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 36 052 m2. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR