Në MPJ shënimi i Ditës ndërkombëtare të përkujtimit të viktimave të Holokaustit
- Në ambientet e Ministrisë së Jashtme sot do të mbahet ngjarja tradicionale për shënimin e 27 Janarit – Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit.

Shkup, 26 janar 2024 (MIA) - Në ambientet e Ministrisë së Jashtme sot do të mbahet ngjarja tradicionale për shënimin e 27 Janarit – Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit.
Siç informojnë nga MPJ-ja, në ngjarjen, fjalime hyrëse do të kenë Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Filip Tosevski, Ambasadorja e Shtetit të Izraelit, Simona Frankel, Ambasadorja e Republikës së Kroacisë në cilësinë e Kryesueses së IHRA-s, Nives Tiganj dhe Nënkryetarja e Komunitetit Hebre në Maqedoninë e Veriut, Radojka Helman Denkovska.
Pas fjalimeve hyrëse do të ketë panel diskutim me temë: Edukimi i të rinjve për Holokaustin, ndërmjet studentëve dhe Profesorit Universitar, Misho Dokmanoviq dhe Maja Susha nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s