• e premte, 05 dhjetor 2025

Në MEPSO është kërkuar ryshfet nga investitorët, Mickoski pret së shpejti të publikohen pohimet e tilla

Në MEPSO është kërkuar ryshfet nga investitorët, Mickoski pret së shpejti të publikohen pohimet e tilla

Shkup, 21 maj 2025 (MIA) - Një pjesë e udhëheqësive të kaluara të SHA MEPSO kanë kërkuar ryshfet nga investitorët dhe kjo aktualisht është duke u hetuar. Kryeministri Hristijan Mickoski pret që këto pretendime së shpejti të bëhen publike.

"Konsumi më i lartë në Maqedoni është në dimër, përafërsisht në gjysmën e dytë të janarit nga ora 18 deri në 20 dhe është 1,5 giga. Kapaciteti teknik i rrjetit është dy herë më i madh, por për momentin ka projekte dhe kërkesa prej 9,5 giga, gjegjësisht tre herë më shumë se kapaciteti teknik dhe gjashtë herë më shumë se sa shpenzojnë qytetarët. Pse? Sepse disa udhëehqës të kaluar në MEPSO kanë kërkuar ryshfet për të dhënë mendimin para investitorëve dhe ne jemi duke e hetuar këtë. Fatkeqësisht, ka pak prova, por mendoj se një pjesë e këtyre pretendimeve së shpejti do të zbardhen", deklaroi sot Mickoski.

Sipas tij, nuk është e vërtetë se ka ndërprerje të shpeshta në rrjetin energjetik, ka pasur vetëm një ndërprerje në fundjavën e kaluar për shkak të faktorit të jashtëm.

"Flas për javën kur ka pasur rritje të tensionit në linjat elektrike që lidh Vranjën dhe Shtipin. Kjo do të thotë se në vend që të kishte gjendje tensioni prej 400 kilovoltëve, kishte gjendje prej 460 kilovoltëve, me çka u aktivizua mbrojtja e rrjetit dhe është normale që ajo linjë transmetimi të dalë jashtë funksionit", tha Mickoski. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

Фото: МИА архива 

QËNDRONI TË LIDHUR