Në mbledhje të Qeverisë sot pritet të kalojë marrëveshja për paratë nga kredia hungareze dedikuar për kompanitë
- Në mbledhje qeveritare sot pritet të kalojë marrëveshja për mjetet nga kredia hungareze dedikaur për kompanitë. Nga Qeveria presin e tërë procedura të përfundojë deri në fund të muajit. Pasi që të kalojë marrëveshja në Qeveri, do të duhet të nënshkruhet marrëveshje me bankat dhe me atë praktikisht paratë bëhen operative për sektorin e biznesin.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:14, 28 janar, 2025
Shkup, 28 janar 2025 (MIA) - Në mbledhje qeveritare sot pritet të kalojë marrëveshja për mjetet nga kredia hungareze dedikaur për kompanitë. Nga Qeveria presin e tërë procedura të përfundojë deri në fund të muajit. Pasi që të kalojë marrëveshja në Qeveri, do të duhet të nënshkruhet marrëveshje me bankat dhe me atë praktikisht paratë bëhen operative për sektorin e biznesin.
Kompanitë do të duhet të kenë minimum 20 për qind pjesëmarrje të vet, ndërsa shuma maksimale që mund ta marrin është 10 milionë euro. Ndërmarrjet do t'i marrin paratë me normë interesi prej 1,95 për qind, grejs periudhë prej tre viteve dhe 12 vite afat pagese.
Paratë fillimisht duhej të ishin operative deri në fund të vitit, por procesi u zvarrit, ndërsa shkaku për atë, sipas kompetentëve, është zgjerimi i përfshirjes së kompanive të cilat mund të aplikojnë për marrje të mjeteve nga kredia hungareze. Praktikisht, tani përveç për kapacitete të reja prodhuese dhe pajisje të re, mjetet nga kredia hungareze do të mund të ndahen edhe për burime ripërtëritëse të energjisë, si dhe për objekte të cilat kompanitë do t'i përdorin si ndërtesa administrative.
Kryeministri Hristian Mickoski javën e kaluar në deklaratë për mediumet u bëri thirrje kompanive të përgatisin projekte dhe të aplikojnë për të marrë kredi nga bankat komerciale.
"Analiza thotë se 250 milionë euro në vit është kërkesa e operatorëve ekonomik për të marrë kredi. Nëse i kufizoni mundësitë, atëherë kufizohen edhe operatorët ekonomik dhe mund të ndodhë nga ato 250 milionë euro të shfrytëzohen vetëm 120, 150 apo 180 milionë euro, ndërsa të tjerat të mbeten. Për ato shkaqe, dëshirojmë ta zgjerojmë tërë atë që do të ketë imput pozitiv në BPV dhe në ekonominë e vendit. Por, tani gjithçka është definuar, ka përfunduar, përmbajtja e marrëveshjes është e gatshme", deklaroi Mickoski gjatë vizitës në komunën Petrovec.
Nga kredia hungareze, 250 milionë euro janëd edikaur për kompanitë. Marrëveshja për kredinë prej gjithsej 500 milionë euro, në emër të Qeverisë, ishte nënshkruar më 8 tetor në Budapest nga ana e ministres së Financave Gordana Dimitrievska-Koçovska me Eksport-import bankën hungareze. ab/
foto: МIА arkivi