• e shtunë, 27 korrik 2024

Në mars eurozona shënoi suficit prej 24,1 miliardë euro në tregtinë e mallrave

Në mars eurozona shënoi suficit prej 24,1 miliardë euro në tregtinë e mallrave

Bruksel, 21 maj 2024 (MIA) - Sipas vlerësimeve të para preliminare, eurozona në mars shënoi suficit prej 24,1 miliardë euro në tregtinë e mallrave me pjesën tjetër të botës, publikoi sot Eurostat.

Vlera e mallrave të eksportuara nga eurozona në pjesën tjetër të botës në mars të vitit 2024 arriti 245,4 miliardë euro, që është për 9,2 për qind më pak në krahasim me të njejtin muaj vitin e kaluar.

Është evidentuar rënie e eksportit nga vendet e eurozonës drejt SHBA-së, Britanisë së Madhe, Zvicrës dhe Rusisë. rq/ fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR