• e shtunë, 06 korrik 2024

Në margjinat e ASEAN takim i Blinkenit me Ji

Në margjinat e ASEAN takim i Blinkenit me  Ji

Xhakarta, 13 korrik 2023 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken, u takua sot me kryediplomatin kinez Vang Ji në margjinat e takimit të ASEAN, i cili po mbahet në Xhakartë.

Blinken vizitoi Pekinin muajin e kaluar dhe u takua me Ministrin e Jashtëm kinez Çin Gang dhe Vang. Kjo ishte vizita e parë e një sekretari shtetëror të SHBA-së në Kinë në pesë vitet e fundit, me qëllim uljen e tensioneve midis dy ekonomive më të mëdha në botë.

Ministrja amerikane e Financave Xhenet Jellen vizitoi gjithashtu Kinën javën e kaluar dhe përfaqësuesi special i SHBA për klimën Xhon Keri njoftoi se do të vizitojë Pekinin javën e ardhshme.

Ambasadori i Kinës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pasur një takim të jashtëzakonshëm dje në Pentagon me përfaqësuesin më të lartë amerikan të mbrojtjes për Azinë. Takimi pasoi pas kritikave të SHBA-së për hezitimin e Kinës për t'u përfshirë në komunikim për çështjet ushtarake.

Ekspertët deklaruan se të gjitha këto takime janë pjesë e përpjekjeve për t'i hapur rrugë një takimi mes presidentit amerikan Xho Bajden dhe udhëheqësit kinez Si Xhinping gjatë këtij viti. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR