• e martë, 01 tetor 2024

Në mëngjes më freskët, gjatë ditës me diell me vranësira mesatare

Në mëngjes më freskët, gjatë ditës me diell me vranësira mesatare

Shkup, 1 tetor 2024 (MIA) - Moti sot - në mëngjes më freskët, ndërsa gjatë ditës me diell dhe vranësira mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 18 deri 25 gradë.

Në Shkup mëngjesi do të jetë më i freskët, ndërsa gjatë ditës me diell dhe me vranësira të vogla. Temperatura minimale do të ulet deri 5, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë deri 23 gradë.

DPHM-ja paralajmëroi se të mërkurën do të mbajë mot stabil dhe me diell me mëngjes më të ftohtë.

Të enjten do të ketë vranësira të rritura, ndërsa pasditem, kryesisht në zonat perëndimore, do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut.

Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik të premten, gjatë fundjavës dhe fillimit të javës së ardhshme në disa vende do të ketë reshje të kohëpaskohshme, të cilat në disa vende do të jenë më të mëdha, të përcjellura me bubullima dhe erë të fortë. Lokalisht, informon DPHM-ja, do të ketë kushte për shfaqjen e stuhisë.

Foto:  arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR