• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Londër hapet Samiti global për siguri të ushqimit

Në Londër hapet Samiti global për siguri të ushqimit

Londër, 20 nëntor 2023 (MIA) - Kryeministri britanik Rishi Sunak sot në Londër e hapi Samitin botëror për sigurinë e ushqimit, në të cilin morën pjesë përfaqësues të më shumë se 20 vendeve, njoftoi Bi-Bi-Si. 

Në fjalimin hyrës, Sunak tha se Britania e Madhe po krijon një nismë të re shkencore për të ndihmuar në zhvillimin e varieteteve të kulturave që janë më elastike ndaj ndryshimeve klimatike: oriz rezistent ndaj përmbytjeve, grurë rezistent ndaj sëmundjeve, e tjerë.

Ai gjithashtu, paralajmëroi një qendër të re virtuale për të lidhur studiuesit botërorë të kulturave të reja rezistente. Qendra Tas në Britaninë e Madhe do të jetë pjesë e partneritetit global të kërkimit CGIAR: Science for humanyti's greatest challenges (Shkenca për sfidat më të mëdha të njerëzimit).

Lideri britanik u bëri thirrje liderëve botërorë të shfrytëzojnë intelegjencën artificiale dhe një tjetër teknologji të fundit për t'i dhënë fund kequshqyerjes mbarë botën.

Në fillim të Samitit, KB-ja i bëri thirrje donatorëve që urgjentisht të rrisin ndihmën dhe të investojnë në zgjidhjen afatëgjate për të adresuar shkaqet kryesore të urisë.

Tubimin në Londër e organizoi Somalia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, së bashku me Fondacionin për fondet investuese të fëmijëve (CIFF) dhe fondacionin Bill dhe Melinda Gejts. qa/bsh/

Foto: MIA Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR