• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në listën e UNESKO-s për trashëgimi kulturore të njerëzimit, është përfshirë iftari, vakti gjatë kohës së Ramazanit

Në listën e UNESKO-s për trashëgimi kulturore të njerëzimit, është përfshirë iftari, vakti gjatë kohës së Ramazanit

Paris, 6 dhjetor 2023 (MIA) - UNESKO sot e miratoi përfshirjen e "iftarit" - darkë gjatë kohës së agjërimit në muajin e Ramazanit në listën e trashëgimisë kulturore të njerëzimit.

Për shkak të Azerbajxhanit, Iranit, Uzbekistanit dhe Turqisë, "iftari" është përfshirë si "trashëgimi jomateriale" në sferën e "traditës sociale dhe kulturore".

Këtë vendim e ka miratiar Komiteti ndërshtetëror i UNESKO-s për ruajtjen e trashëgimisë jomateriale kulturore, i cili prej të hënës kryeosn në Kasane, Bocvanë.

"Iftari në vendet myslimane mbahet në perëndimin e diellit gjatë muajit të Ramazanit pas përfundimit të të gjitha riteve fetare", njoftoi UNESKO.

Pasi e shënon ndërprerjen e agjërimit, zakonisht e ka formën e një tubimi ose vakti, i përforcon lidhjet në familje dhe bashkësi dhe promovon ndihmën reciproke, solidaritetin dhe këmbimin social, njoftoi Organizata për arsim, shkencë dhe kulturë pranë BE-së.

Ky zakon transmetohet në familje, pra fëmijëve dhe të rinjve u besohet shpesh përgatitja e ushqimit për atë vakt.

Në disa vende myslimane "iftari" mund të shënohet me ngrënien e hurmeve ose ullinjëve - si në Turqi, që konsumohet me ujë ose çaj. Recetat e ushqimit dhe ëmbëlsirave për atë vakt janë të llojllojshme nga rajoni në rajon. ss/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR