• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Kuvend vazhdon debati për propozim-buxhetin shtesë për vitin 2024

Në Kuvend vazhdon debati për propozim-buxhetin shtesë për vitin 2024

Shkup, 27 dhjetor 2023 (MIA)- Në Kuvend edhe sot vazhdon debati për propozim buxhetin shtesë për vitin 2024 ku deputetët e pushtetit dhe opozitës shprehën qëndrime dhe akuza të ndërsjella për standardin e gjykatësve, gjendjes së arsimit, shëndetësisë...

Deputetja e VMRO-DPMNE-së Beti Stamenkoska-Trajkoska iu referua amendamenteve të refuzuara të cilat kishin për qëllim institucionet, sindikatat, studentët.

"Është interesante ajo që i refuzoni amandamenetet dedikuar për institucionet, sindikatata, studentët... Ja edhe një shembull pse është ky buxhet parazgjedhor. Pasiqë, vetëm do e marr si shembull, Agjencia Informative Mediatike (MIA) ka dorëzuar kërkesë deri tek të gjithë ne ku thonë se për funksionim normal të kësaj agjencie që të mos ketë terr mediatik që të funksionojë kjo agjenci, janë të nevojshme 75 milionë denarë, kurse Qeveria i jep vetëm 45, mjaftueshëm deri në zgjedhje. Ju e refuzuat këtë amendament që e kërkuam. Është dorëzuar deri te të gjithë ne. Pse e refuzuat? Pasiqë, si pushtet, kurse ju kolegë si mbështetës të këtij pushteti më shumë kujdesen të kenë mjete për “Behtel dhe Enka”, të ketë fonde për “Arbërinë” të kenë fonde për të blerë prona shtetërore me financa të dyshimta si “Soravia”. Më shumë ju shqetëson të keni financa për “Eurovia”, për “ETC Travel”, për shumë kompani që dyshohen për korrupsion, nepotizëm dhe çdo gjë të keqe", theksoi Stamenkovska Trajkovska.

Rreth propozim-buxhetit për vitin e ardhshëm për të cilin Kuvendi po debaton për të katërtën ditë më radhë, deputetja Zhaklina Llazarevska nga LSDM-ja tha se paratë e qytetarëve duhet të përfundojnë te qytetarët.

Duke diskutuar për pensionistët dhe pensionet e tyre, Stamenkoska – Trajkoska, madje tha se nëse gjithçka ishte në rregull, nuk do të kishte protesta nga ana e tyre.         

Llazarevska, vlerësoi se sistemi pensional është stabil dhe mundëson pagesë të rregullt të përkohshme dhe respektim të zgjidhjes sistematike që tregon se duhet dy herë në vjet të përmbushet rritja e pensioneve me rritjen e harxhimeve për jetesë.

Deputetët diskutuan edhe rreth arsimit dhe librave për nxënësit. 

Debati vazhdon në orën 15.30 minuta. ss/

Foto: printskrin/ Kanali parlamentar në Jutjub

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR