Në Kuvend u shënua muaji për ngritjen e vetëdijes për kancerin e gjirit
- Në Kuvend sot u shënua muaji për ngritjen e muajit për ngritjen e vetëdijes për kancerin e gjirit, ngjarje në organizim të Komisionit kuvendor për shëndetësi.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:09, 28 tetor, 2024
Shkup, 28 tetor 2024 (MIA) - Në Kuvend sot u shënua muaji për ngritjen e muajit për ngritjen e vetëdijes për kancerin e gjirit, ngjarje në organizim të Komisionit kuvendor për shëndetësi.
Siç tha kryetarja e Komisionit, Rashela Mizrahi, qëllimi i kësaj ngjarjeje është të ngritet vetëdija për luftën kundër kancerit të gjirit si një prej diagnozave më të frekuentuara të sëmundjeve malinje në vend dhe në botë.
Ajo nënvizoi se çelësi ër suksesin e kësaj lufte është në punën e përbashkët të institucioneve relevante shtetërore, së bashku me përfaqësuesit e organizatave dhe pacientëve të cilët janë afektuar nga kjo sëmundje.
Mizrahi theksoi se gjithsesi, theks më i madh duhet dhe do të vendoset në preventivën e kësaj sëmundjeje, por edhe të efektivitetit të metodave për diagnostikën dhe trajtimin.
"Për këtë shkak, Komisioni kuvendor për shëndetësi tashmë ndërmori aktivitete dhe ngriti iniciativë për bashkëpunim ndërinstitucional për sigurim fillimisht të statistikës për dignozat më të frekuentuara të sëmundjeve malinje në vend, ndërkaq menjëherë më pas edhe vendosjen e sistemit dhe aktiviteteve për detektim të hershëm dhe trajtim. Gjithashtu, në kaudër të komisionit të njejtë, tashmë koordinojmë grup të punës të përbërë nga faktorë nga sistemi shëndetësor nga të gjitha nivelet të cilat janë relevantë për preventivën, diagnostikën dhe trajtimin e karcinomit të gjirit", theksoi Mizrahi.
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski, gjithashtu, foli për ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e diagnozës së hershme dhe parandalimit të kancerit të gjirit përmes informimit të drejtpërdrejtë të popullatës, posaçërisht grave, për masat preventive dhe kontrollet e rregullta, si dhe nxitjen e grave për paraqitje me kohë për skrining.
Zëvendësministri theksoi se kanceri i gjirit është forma më e shpeshtë e kancerit mes grave, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në nivel global.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, tha se kanceri i gjirit, çdo vit është shkak për humbjen e shumë jetëve në mbarë botën, por edhe në vendin tonë.
"Dëshiroj të theksoj se të gjithë ne mund të japim kontribut të vogël për ngritjen e vetëdijes, jo vetëm të atyre të cilët mund të jenë të rrezikuar, por edhe të atyre të cilët i krijojnë dhe implementojnë politikat shëndetësore, me qëllim që të jemi arsye për uljen e numrit të të sëmurëve nga ky lloj karcinomi. Kur i lexojmë informatat e kapshme publike se rreth 10 për qind e grave në botë është e kapluar nga ky lloj karcinomi, ndërsa rreth 20 për qind prej tyre vdesin nga kjo sëmundje, me çka kjo sëmundje bëhet e dyta në botë për nga numri i shkaktarëve për vdekj3e tek gratë, nuk mund të jemi të qetë dhe të mos organizohemi për preventivë, sepse siç e dimë të gjithë, mjekimi më i suksesshëm është parandalimi i problemeve shëndetësorë. Ndërsa siç dihet, mundësia e vetme për sukses në mjekim, e madje edhe të kancerit të gjirit, është vetëm zbulimi i hershëm i karcinomit", nënvizoi Gashi. ab/
Foto: МIА