Në Kuvend u diskutuar Raporti i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024
- Në Kuvend në kuadër të seancës së sotme të 22-të u diskutua Raporti i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024 . Votimi i Raportit do të caktohet në mënyrë plotësuese kur të përmbushen kushtet.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:10, 27 maj, 2025
Shkup, 27 maj 2025 (MIA) - Në Kuvend në kuadër të seancës së sotme të 22-të u diskutua Raporti i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024 . Votimi i Raportit do të caktohet në mënyrë plotësuese kur të përmbushen kushtet.
Sipas deputetëve të opozitës, të gjitha vlerësimet në kuadër të Raportit tregojnë përparim të moderuar të shtetit, derisa nga ana tjetër për Qeverinë anë një sinjal i qartë i konsensusit të përbashkët në shoqërinë maqedonase për rëndësinë që të mbetemi konsistentlë ndaj procesit të integrimit evropian.
Deputetja e VMRO-DPMNE-së Ivanka Vasilevska theksoi se si kryesor e vlerësoi qëndrimin e Komisionit Evropian se Maqedonia mbetet plotësisht në përputhje me politikën e jashtme të përbashkët të BE-së.

"Nëse e shikoni në aspektin monoteknik, përmban 120 konkluzione dhe rekomandime të përgjithshme. Në kuadër të Paketës vjetore të zgjerimit për vitin 2024, e cila përfshin Raportin e progresit për Maqedoninë, është përmbledhur periudha e tranzicionit nga pushteti i mëparshëm në atë aktual. Konkretisht, raporti përfshin periudhën nga 15 qershori i vitit 2023 deri më 1 shtator të vitit 2024 dhe i njëjti ofron prerje të progresit të vendit në zbatimin e reformave, si dhe pasqyrë të detajuar të gatishmërisë dhe progresit në krahasim me raportin paraprak. Në kushte kur Evropa përballet me luftë në tokën evropiane, përpjekjet për të qëndruar konsistent në rrugën drejt Brukselit janë sinjal i qartë për konsensusin e përbashkët në shoqërinë maqedonase për rëndësinë e mbetjes konsistentë ndaj procesit të integrimit evropian. Në këtë kuptim, vlerësoj se Raporti i KE duhet të analizohet edhe në kontekstin e raporteve të tjera të marra nga viti i kaluar, siç janë raportet e skriningut nga klasterët, Agjenda e miratuar reformuese, udhërrëfyesit për sundimin e së drejtës dhe reforma e administratës publike, si dhe dokumente të tjera. Është veçanërisht e rëndësishme të thuhet se fokusi i këtij Raporti është e drejta, drejtësia dhe lufta kundër korrupsionit. Në të shprehet qartë se duhet të forcohen besimi në sistemin e drejtësisë, e veçanërisht është theksuar se kontestet gjyqësore të profilit të lartë duhet të kenë epilog", tha ajo.
Vasilevska thekson se Komisioni Evropian vëren se ka pasur disa përparime në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe përparim të kufizuar në gjyqësor në krahasim me Raportin e progresit të vitit 2023.
"Është interesante të theksohet se sipas Raportit, duhet të forcohet besimi në sistemin e drejtësisë, nevojitet implementim i Strategjisë së re për reforma në Sektorin Gjyqësor, siç është edhe zbatimi i rekomandimeve të Misionit vlerësues të Këshillit gjyqësor. Në Raport theksohet se korrupsioni duhet të zgjidhet përmes monitorimit të rasteve në gjyqësor dhe prokurori. Sa i përket luftës kundër korrupsionit, Komisioni Evropian nuk shikon progres. Por, po ashtu vëren se ka elemente pozitive në pjesën e bujqësisë, zhvillimit rural, peshkimit dhe politikave rajonale", tha ajo.
Vasilevska theksoi se krahasuar me vendet e tjera kandidate në rajon, niveli ynë i gatishmërisë është ende më i larti, i cili, siç tha ajo, është edhe një tregues se Maqedonia jo vetëm që është e gatshme për bisedimet aderuese, por ka edhe përparim.
"Sipas rezultatit sipas klasterëve, ka përmirësim në klasterin 1 krahasuar me vitin 2023. Sa i përket arsimit dhe kulturës, Raporti tregon se Maqedonia është mesatarisht e përgatitur. Në Raportin bëhet e ditur se shpenzimet publike për arsim dhe trajnim janë ulur pak në 3,71 për qind në vitin 2022, 3,98 për qind në vitin 2021, që është ende shumë poshtë mesatares së BE-së prej 5 për qind. Me buxhetin e vitit 2025, parashikuam buxhet prej 38 miliardë denarësh, me çka filloi procesi i përshpejtimit të procesit zhvillimor në sferën arsimore. Sipas Raportit, është vlerësuar se shteti është përfshirë në mënyrë aktive në dimensionin rajonal të Planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor. Vlerësimi i përgjithshëm është se Maqedonia mban bashkëpunim të mirë dhe marrëdhënie dypalëshe me vendet e tjera të zgjerimit dhe vendet fqinje anëtare të BE-së, tha eurodeputetja Vasilevska.

Deputeti i LSDM-së Mitko Trajçuleski theksoi se të gjitha vlerësimet brenda këtij Raporti tregojnë përparim të moderuar të vendit me rekomandime të përcaktuara saktësisht për reformat kryesore të nevojshme, veçanërisht në fushat që lidhen me reformat e administratës publike, gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit.
"Raporti i Komisionit Evropian është pasqyrë reale e progresit të vendeve në procesin e aderimit në Bashkimin Evropian dhe gjithmonë pushteti e prezanton sikur gota të jetë gjysmë e mbushur, ndërsa opozita se është gjysmë e zbrazur. Do të përpiqem të jem sa më objektiv, pa kritika të tepërta, por me fakte reale. Raporti i ri i KE-së për progresin e Republikës së Maqedonisë tregon se vendi mbetet mesatarisht i përgatitur, me përmirësime të vogla në tre kapituj, por përparim në vetëm tre nënkapituj, ndërsa pjesa tjetër tregon stagnim. Ky raport përmban dy risi metodologjike – risitë e para janë gjetjet kryesore që përmbajnë vlerësimet themelore, përkatësisht progresi dhe harmonizimi, statusi i përmbushjes së rekomandimeve të vitit të kaluar dhe rekomandimet e reja. Ndërsa, risia e dytë është përdorimi i grafikëve dhe vizualizimi i disa prej të dhënave për dukshmëri dhe krahasueshmëri më të madhe nga Bashkimi dhe vendet anëtare. Është marrë parasysh edhe fakti se periudha raportuese përfshin funksionimin e tre qeverive – dy qeveri politike dhe një qeveri teknike. Në këtë drejtim, dua të theksoj faktin e theksuar të bashkëpunimit ndërpartiak dhe harmonizimin për miratimin e Rregullores së re të Punës së Kuvendit si rezultat i Procesit Zhan Mone", tha ai.
Trajçuleski thekson se në fushën e gjyqësorit dhe sundimit të së drejtës, është theksuar se nevojiten ndryshime reale për transparencë, llogaridhënie dhe pavarësi më të madhe të gjyqësorit. Lidhur me luftën kundër korrupsionit, ai theksoi se vendi është në stagnim në këtë pjesë dhe se është e nevojshme të miratohet një kod i ri penal që do të harmonizohet me standardet evropiane me qëllim që të luftohet korrupsioni në mënyrë më efikase. Derisa, sa i përket administratës publike, theksoi ai, polarizimi politik dhe reformat e ngadalta të administratës publike janë pengesë për qeverisjen efikase. Rekomandohet transparencë më e madhe, ulje të ndikimit politik dhe llogaridhënie më e madhe.

Në fillim të seancës, koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Miceski, reagoi ndaj kërkesës për pauzë nga deputeti i Levicës, Sashko Jançev sepse nuk kishin marrë përgjigje nga sekretari i përgjithshëm dhe shërbimet e Kuvendit ndaj kërkesën së dorëzuar të deputetes Jovana Mojsoska në janar për shpenzimet e paguara të udhëtimit dhe qiratgë për vitin 2024 për të gjithë deputetët. Miceski theksoi se deputetëve të Levicës tashmë u është përgjigjur dhe, siç thekson ai, nëse nuk janë të kënaqur me përgjigjen, duhet t'u drejtohen atyre të cilëve ua kanë parashtruar pyetjen.
"Ju kanë dhënë përgjigje, e për atë nëse jeni të kënaqur me përgjigjen, do të flisni me shërbimet në Kuvend dhe me ata të cilëve u është dërguar. Me sa di unë, ju keni dërguar kërkesë për informacion publik, e cila në bazë të ligjit do të duhet të merrni një përgjigje dhe kjo është një procedurë që ju po e ndiqni sipas ligjit. Dhe vazhdoni ta shtyni. Ndërsa, të gënjeni opinionin maqedonas se nuk duan t'u japin informacione për disa , siç e keni quajtur kërkesë për sigurimin e informacioneve, dhe në bazë të asaj kërkese, çdo seancë të kërkoni një orë pauzë në mënyrë që seanca të mos mund të fillojë është më e pakta nga të gjitha kthim të politikës në Kuvend, respektivisht kërkesë për një temë për të cilën do të doni të përgjigjeni. Kërkesat e tilla për marrjen dhe sigurimin e informacioneve dhe ne mund të parashtrojmë, për shembull, për blerjen e një partie të caktuar politike të 409 metra katrorë në katër kate të shpërndara në qendër të Shkupit të blera për 295 mijë euro ose 720 euro për metër katror, ndërsa Qyteti i Shkupit i ka vlerësuar ato në 1.200 euro për metër katror. Por kjo nuk është temë dhe këtë nuk doni ta kërkoni. Kjo është arsyeja pse tani do të parashtroj kërkesë si parti dhe unë për secilën nga kërkesat tuaja do të kërkoj përgjigje se kush ju lejoi dhe si i keni blerë ato 720 euro metër katror në qendër të Shkupit. Për këtë do të duhet të përgjigjeni. Dhe lejoni që deputetët të vazhdojnë punën", tha Miçeski.

Jançevi theksoi se proceduralja ka të bëjë me atë që është komopetent të ketë kujdes nëse zbatohen kërkesat në Kuvend, e ky është kryetari i Kuvendit.
"Për këtë arsye Rregullorja e punës përcakton se kur merrni procedurale, ju duhet të përmendni dispozitën që është shkelur, siç e bëj unë këtë rregullisht. Kërkesës nuk i është dhënë përgjigje tre muaj. Ne si deputetë nuk kemi marrë përgjigje për tre muaj. Për këtë arsye kemi parashtruar kërkesë në bazë të Ligjit për kërkesën për informacione ma karakter publik”. Na është dhënë përgjigje si qytetar, e jo si deputet. Shërbimet dhe sekretari i përgjithshëm janë të detyruara t'u përgjigjen deputetëve në mënyrë që deputeti të mund të ushtrojnë postin e tyre parlamentar. Tjetër herë kur të marrin replikë ndaj procedurales, kërkoj që t'i ndërprisni ata dhe le të marrin siç duhet proceduralen siç e mora unë në mënyrë të rregullt duke përmendur bazën mbi të cilën ata e marrin dhe nenet", tha Jançevi.
Në kuadër të seancës së 49-të në procedure të mëtejshme parlamentare, përkatësisht leximit të dytë, u përcjell Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për Mbrojtjen nga Ngacmimi në Vendin e Punës.
Foto: Printskrin nga videoja