• e premte, 28 shkurt 2025

Në Kuvend takim i Komitetit të përzier parlamentar BE-Maqedonia e Veriut

Në Kuvend takim i Komitetit të përzier parlamentar BE-Maqedonia e Veriut

Shkup, 27 shkurt 2025 (MIA) - Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot dhe nesër do të mbahet Takimi i 23-të i përzier parlamentar BE-Maqedonia e Veriut.

Sipas axhendës të publikuar në ueb faqen e Kuvendit, sesionin në ora 15:30 do ta hapin Ivanka Vasilevska dhe Karlo Resler, bashkëkryesues i  Komitetit të përzier parlamentar BE-Maqedonia e Veriut, pas së cilës do të pasojë shkëmbim i opinioneve me Timço Mucunskin, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe Orhan Murtezani, ministër i Çështjeve Evropiane, si përfaqësues të Qeverisë.

Në sesion është paralajmëruar që të flasin edhe ambasadori polak si përfaqësues i kryesisë polake me Këshillin e BE-së dhe euroambasadori në vend Mihalis Rokas, si përfaqësues i Komisionit Evropian dhe Shërbimit evropian për aksion të jashtëm  

Përfaqësuesit e PE-së paraporakisht do të realizojnë takime koordinatorët e grupeve parlamentare - me Dafina Stojanoskës, zëvendës-koordinatore e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit "Maqedonia juaj", me Oliver Spasovskin, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së dhe Koalicionit "Për një Maqedoni evropiane", me Blerim Bexhetin, koordinator i grupit parlamentar të BDI-së dhe Koalicionit "Fronti Evropian", me Halil Snopçen, koordinator i grupit parlamentar VLEN, me Boban Karapejovskin, koordinator i grupit parlamentar të Lëvizjes ZNAM dhe me Borisllav Krmov, koordinator i grupit parlamentar i Të Majtës. 

Për nesër në ora 9 është caktuar takimi i dytë punues i Komitetit të përzier parlamentar Maqedonia e Veriut-Bashkimi Evroian, ndërsa paraprakisht do të realizohet takim me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi.

Komitetit të përzier parlamentar Maqedonia e Veriut-Bashkimi Evroian, është formuar në bazë të Rezolutës së Parlamentit Evropian nga 10 marsi i vitit 2004 dhe paraqet mundësi të rëndësishme për thelimin e dialogut dhe përforcimin e angazhimit të përbashkët për të ardhmen evropiane të vendit. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR