• e premte, 05 dhjetor 2025

Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje tre komisione

Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje tre komisione

Shkup, 12 qershor 2025 (MIA) - Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje tre komisione - Komisioni për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike dhe Komisioni për Çështje Evropiane. 

Para anëtarëve të Komisionit për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike janë Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, në lexim të dytë dhe Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për Agjencitë Private të Punësimit në lexim të dytë.

Në rend të ditës së Komisioni juridiko-ligjvënës janë Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë në lexim të dytë, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për Agjencitë Private të Punësimit, në lexim të dytë, Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tarifën doganore, Propozim-ligji për komunikimet elektronike në lexim të parë, Propozim-ligji për sigurinë e sistemeve të rrjeteve dhe të informacioneve në lexim të parë, Propozim-ligji për materialin arkivor dhe veprimtarinë arkivore - në lexim të parë dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dokumentet Elektronike, Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet Konfidenciale në lexim të parë.

Në Komisionin për Çështje Evropiane janë Propozim-ligji për komunikimet elektronike, Propozim-ligji për sigurinë e sistemeve të rrjeteve dhe të informacioneve, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dokumentet Elektronike, Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet Konfidenciale, Propozim-ligji për materialin arkivor dhe veprimtarinë arkivore dhe Propozim-ligji për vendosjen në përdorim të pajisjeve teknike për transport, të gjitha në lexim të parë me flamuj evropian. rq/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR