Në Kuvend seanca do të mbajnë tre komisione
- Në Kuvend sot seanca do të mbajnë tre komisione - Komisioni për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave, Komisioni për financim dhe buxhet dhe Komisioni për arsim, shkencë dhe sport.
- Post By Besnik Shuki
- 08:00, 11 dhjetor, 2024
Shkup, 11 dhjetor 2024 (MIA) - Në Kuvend sot seanca do të mbajnë tre komisione - Komisioni për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave, Komisioni për financim dhe buxhet dhe Komisioni për arsim, shkencë dhe sport.
Anëtarët e Komisionit për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave do të debatojnë për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Pyje, me procedurë të shkurtuar.
Në rend të ditës së Komisonit për financim dhe buxhet janë Propozim-ligji për realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për garanci të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sa i përket detyrimeve nga Marrëveshja financiare e destinuar për financimin e projektit "Interkonektor i përçimit të gazit natyror Greqi - Maqedonia e Veriut, pjesa e Maqedonisë së Veriut", që do të nënshkruhet ndërmjet Bankës evropiane të Investimeve dhe Shoqërisë aksionare për kryerjen e veprimtarive enegjetike - resurse energjetike nacionale Shkup, në pronësi të shtetit, Propozim-ligji për sistemin e kontrollit të brendshëm financiar në sektorin publik, Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurime Publike, të gjitha me procedurë të shkurtuar.
Anëtarët e Komisionit për arsim, shkencë dhe sport do të diskutojnë për Propozim ligjin për shfuqizimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë nacionale për teknologji nukleare të Republikës së Maqedonisë, Propozim-ligjin për Kornizën Nacionale të Kualifikimeve dhe Propozim-ligjin për librat shkollorë në arsimin fillor dhe të mesëm, të gjitha në lexim të parë. bsh/
Foto: MIA arkiv