Në Kuvend seancë për pyetje deputetësh
- Kuvendi sot do të mbajë seancë për pyetje deputetësh.
- Post By Fami Bajrami
- 07:40, 26 tetor, 2023

Shkup, 26 tetor 2023 (MIA) - Kuvendi sot do të mbajë seancë për pyetje deputetësh.
Zakonisht çdo të enjten e fundit të muajit në Kuvend mbahet seancë për pyetje deputetësh. Sipas Rregullores, pyetjet për kryeministrin dhe ministrat fillimisht i bëjnë deputetët e opozitës.
Para seancës, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi do të mbajë brifing me gazetarë të akredituar. rq/
Foto: arkivi i MIA-s