• e premte, 05 dhjetor 2025

Në Kuvend prezantimi i gjetjeve nga hulumtimi "Matja e narrativave të dëmshme politike (SHTET-NA)"

Në Kuvend prezantimi i gjetjeve nga hulumtimi

Shkup, 21 korrik 2025 (MIA) - Në sallën "Boris Trajkovski" në Kuvend sot në mesditë do të mbahet prezantimi dhe diskutimi publik me temë: "Si ta zgjidhim Nyjen gordiane? - prezantim dhe diskutim rreth narrativave të dëmshme", në organizim të Institutit për Studime Komunikuese (ISK) dhe Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve. 

Në ngjarje do të prezantohen rezultatet nga hulumtimi "Matja e narrativave të dëmshme politike (SHTET-NA)", e zbatuar në periudhën prej shtator 2023 deri në maj të vitit 2024, e cila përfshin monitoring nëntëmujor të retorikës së partive politike dhe transmetimin e saj nëpërmjet televizionit dhe mediave onlajn, me fokus të shkeljes së standardeve për komunikim etik publik dhe politik.

Qëllimi i ngjarjes, në të cilin marrin pjesë përfaqësues të Kuvendit, ministri përkatëse, rregullator mediatikë, shoqata të gazetarëve, institucione akademike dhe organizata qytetare, është që të arrihet debat publik për praktikat komunikuese të aktorëve politik, veçanërisht në kontekst të fushatave të ardhshme zgjedhore, dhe të ofrohen rekomandime për përmirësimin e komunikimit politik. qa/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR